REZIDENCA POSEIDON LUNGOMARE VLORE REZIDENCE BANIMI DHE SHËRBIMESH NE TE CILEN KA 11 KATE MBI TOKË E DY KATE NËNTOKË NË SHËTITOREN E VLORES
Apartamente me pamje deti ne shitje
Garazhe ne shitje
Vendodhja e objektit
Sheshi i ndertimit objektit, Rezidenca Poseidon Lungomare Vlore gjendet ne shetitore, Lungomare Vlorë, dhe siperfaqja totale eshte 6,094.23m², Ne veri te sheshit te ndertimit gjenden tre objekte qe jane ekzistuese ndersa ne jug ndodhet objekti 9 katesh, ne anen lindore ndodhet nje objekt me 3 kate si dhe nje objekt 2 kate, kurse ne perendim gjendet shetitorja e Lungomares Vlore dhe rruga ”Murat Terbaci”.
FASADAT DHE VETRATAT
Per sa i perket ozicionit gjeografik te vendit ku ndërtohet objekti, ai karakterizohet nga një klimë tipike mesdhetare me shumë ore diell, vecanterisht gjatë sezonit veror, duke influencuar ne menyre direkte në përzgjedhjen e materlaiit të fasadave dhe zgjidhjet arkitekturore.
Per fasadat e objektit jane perdorur materiale transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence ne raport me mjedisin e jashtëm. Dielli i nxehte i verës do të pengohet duke përdorur xham me faktorin e lartë te diellëzimit (Low-E), por edhe hijezues vertikal.
Në faqet ne te cilat nuk ka dritare parashikohet te perdoret veshje me sistem fasadë të ventiluar si dhe me struktura metalike dhe panelet kompozit te tipave alpolic ngjyre të bardhë. Në fasadat e katit përdhes do te duhen përdorur vetrata transparente, duke krijuar keshtu një hapesire akoma me te madhe drite dhe te shikueshmerise. Ballkonet do te kene parapet xhami transparent ndersa përdorimi i hijezuesve të drurit do ti japin ambienteve të brendshme hapësira dhe hijëzime në ditët me te nxehta të verës. Përdorimi i ketyre elementeve të ndryshem në kete fasadë i japin objektit larmishmeri në ngjyrat e materialet. Keto jane fasadat e objektit Rezidenca Poseidon Lungomare Vlore.
SHKALLET DHE ASHENSORET E OBJEKTIT
Shkallët parashikohet të shërbejnë për lëvizjen vertikale per perdorim në raste emergjence. Shkallët e objektit do te aksesohen në secilin kat me dyert kundra zjarrit për të mbrojtur me mire hapësirën e shkallës nga zjarri dhe nga tymi. Struktura e shkallëve parashikohet te përbëhet nga muret beto/arme, si edhe e trajtuar me bojën e betonit. Janë te parashikuar tete ashensorë për banoret ne lëvizjen nga kati i dytë i nëntokës deri në katet e fundit. Keta do te jene me kapacitet për gjashte persona secili prej tyre.
MURET E OBJEKTIT
Muret ndarese qe ndodhen midis njesive tregtare do te behen me tulle = 25cm
– Muret e tualeteve te njesive tregtare parashikohen te jene me tulle = 20cm
– Muret ndarese ne bodrum do te jene me tullat = 20cm
– Muret e quajtura perimetrale do te jene me tullat = 25cm + 15cm fasada te ventiluara
– Muret ndarese apartament me apartament = 12cm tulle + 5cm lesh guri + 12cm tulle
– Muret ndares korridor i perbashket. – apartament = 12cm tulle + 5cm lesh guri + 12cm tulle
– Muret e banjove te apartamenteve do te jene me tulla = 20cm
– Muret ndarese te dhomave parashikohen te jene me tulle = 12cm
– Muret e puseve te ajrimit ne tarraces do te jene me tulla = 20cm
– Muret e parapetit b/a te tarraces do te behen me tulla = 15cm
– Muret e kabines elektrike do te behen me tullat = 25cm
– Veshjet e murit dhe te betonit ne apartamentet = 10cm tulle + lesh guri
TIPET E APARTAMENTEVE TE DISPONUESHEM
- 1+1 nga 76.5 deri ne 85.5m²
- 2+1 nga 88.6m² deri ne 120m²
- 3+1 nga 148m² deri ne 178m²
NTek Rezidenca Poseidon ne Lungomare Vlore, ne total eshte parashikuar ndertimi i 198 apartamente, te tipit 1+1, 2+1 dhe 3+1. Apartamentet jane te ndryshem nga njeri-tjetri per shkakun e gjeometrise te struktures urbane te objektit ne vetvete, ne kete menyre ofrohen vecori te ndryshme per secilin prej apartamenteve ne fjale, ashtu si dhe ne zgjidhjen e planimetrise edhe te orientimit.
Siperfaqet e kateve te banimit ndryshojne nga 2,434.04m² ne 2,698.94m², siperfaqa e katit perdhe 2,184.21m² katet nentoke 4,359.38m² secili.
– Te gjitha apartamentet do te jene me ballkone ose me llozha. Ne keto ambiente do te mund vendosen pajisjet e jashtme te ajrim. kondicionimit.