Overview
- Updated On:
- April 1, 2021
- 1 Bathrooms
- 65.00 m2
Pershkrimi i prones
Prona ne shitje ne Vlore
Albanian Realtor Network ju prezanton për shitje një apartament të tipit 1+1. Prona në Vlore ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të qytetit. Objekti ndodhet vetëm 30 metra larg nga deti pranë shëtitores së re të qytetit. Përball objektit ndodhet një hapsiren e bollshme publike parkimi ku ju mund të parkoni mjetin tuaj pa pagesë dhe pa rrezikuar të gjobiteni. Gjithashtu para objektit ndodhen dhe fushat e tenisit, basketbollit e të tjera, të cilat janë në dispozicionin tuaj pa pagesë. Ndërtesa ndodhet rreth 60-80 m nga stacioni i urbanit. Në katin zero të ndërtesës ku ndodhet prona në shitje në Vlore, ndodhen disa njësi shërbimi si bare restorante atje. Në një rreze prej 50 metrash nga objekti gjenden disa dyqane dhe një supermarket. Objekti ndodhet vetëm pak minuta larg me makinë nga qendra e re e qytetit të Vlorës. Ju do të keni mundësinë të shijoni plazhin dhe detin e pastër të zonës së ujit të ftohtë dhe shetitjet relaksuese në shëtitore në mbrëmje nëse bëni tuajën një mundësi si kjo prona në shitje në Vlore. Apartamenti ndodhet në katin e pestë të një objekti me cilësi të mirë ndërtimi. Në objekt ju mund të përdorni ashensorin cilësor dhe plot hapsirë. Vijon më tej me hapësirat e përbashkëta të bollshme. Dyert e blinduara me siguri të lartë. Apartamenti ka pamje deti dhe mali si rezultat i një ballkoni në formë këndore. Dyer e drirtare alumni dhe pllaka qeramike. Prona në shitje në Vlorë është e pershtatshme si për një investim afatgjatë, ashtu edhe për shfrytëzimin e saj për qiradhënie gjatë vitit dhe gjithashtu gjatë sezonit turistik. Me anë të sistemit tonë të menaxhimit të pronave ne ju sigurojmë të ardhura të kënaqur nga pronat juaj.
Për pronat në Vlore zgjidhja quhet Albanian Realtor Network.